Bllokimi tek Unaza e Re, ja si do të bëhet qarkullimi nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me shigjeta

Bllokimi tek Unaza e Re, ja si do të bëhet qarkullimi nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me shigjeta

19:03, 01/04/2021
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një njoftim për qarkullimin tek Unaza e Re.

“Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:

Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve”, mbyllet njoftimi i ARRSH-së.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco