Marsi mbyllet sot dhe prilli hyn nesër me temperatura në rritje

Marsi mbyllet sot dhe prilli hyn nesër me temperatura në rritje

07:03, 31/03/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik e pozicionuar në Europën qëndrore, i cili do të ndikojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm.

E mërkurë, 31 mars 2021

Moti do të jete me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. 

Temperaturat:

Zona malore 5/19

Zona e ulët 6/23

Zona bregdetare 9/21 gradë Celcius.

Kosova, e mërkurë, 31 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 5 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16 gradë Celcius.

E enjte, 1 prill 2021

Moti do të jete me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. 

Temperaturat:

Zona malore 5/20

Zona e ulët 8/24

Zona bregdetare 10/22 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco