Moti të martën dhe të mërkurën, 23 - 24 mars 2021 Guri i Kërçinit, Dibër, mars 2021

Moti të martën dhe të mërkurën, 23 - 24 mars 2021

06:24, 23/03/2021
A+ Aa A-

E martë, 23 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mesatare në zonat malore ku nuk do të mungjonë reshje të pakta bore në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat:

Zona malore -4/8

Zona e ulët 1/13

Zona bregdetare 5/13 gradë Celcius.

Kosova, e martë, 23 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe dhe reshje të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -4 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 3 gradë Celcius.

E mërkurë, 24 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.

Temperaturat:

Zona malore -4/9

Zona e ulët 2/14

Zona bregdetare 5/14 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco