Virusi afrikano-jugor/ Mjeku Alimehmeti: Ja lajmi i mirë për ata që janë vaksinuar

Virusi afrikano-jugor/ Mjeku Alimehmeti: Ja lajmi i mirë për ata që janë vaksinuar

19:20, 22/03/2021
A+ Aa A-

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët një tjetër lajm të mirë nga lufta me koronavirusin.

Përmes një postimi në Facebook, Alimehmeti tregon të dhënat e fundit të studimit në SHBA lidhur me variantin Afrikano-Jugor të covid.

Epidemiologu thotë se nëse e keni kaluar infeksionin, “të shkuara dhe rrini të qetë”, nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut: të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2,të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

Gjetjet:

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.

Pra, është si të thuash se: Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!

Autorët dalin në përfundimet e qarta se: Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.

Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta: Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.

Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike” shkruan ai.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco