Mëngjesi i së enjtes nis me mjegull, të premten priten shira

Mëngjesi i së enjtes nis me mjegull, të premten priten shira

06:16, 04/03/2021
A+ Aa A-

E enjte, 4 mars 2021

Moti do të jetë  me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore 1/18

Zona e ulët 3/20

Zona bregdetare 7/19 gradë Celcius.

Kosova, e enjte, dt 4 mars 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15 gradë Celcius.

E premte, 5 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 2/14

Zona e ulët 3/18

Zona bregdetare 7/18 gradë Celcius./RTSH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco