Sot dhe nesër, mjegull e lehtë në bregdet dhe rritje e temperaturave Fshati Madhesh, buzë liqenit të Shkopetit në Mat.

Sot dhe nesër, mjegull e lehtë në bregdet dhe rritje e temperaturave

07:01, 03/03/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga presion i lartë i lartë atmosferik duke na kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë me mungesë të rreshjeve.

E Mërkurë, 3 mars 2021

Moti do të jetë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -2/15

Zona e ulët 1/19

Zona bregdetare 4/20 gradë Celcius.

Kosova, e Mërkurë, dt 03 Mars 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 14 gradë Celcius.

E enjte, 4 mars 2021

Moti do të jetë i qëndrueshëm me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës do tE jetë me diell dhe vranësira kalimtare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore 1/15

Zona e ulët 3/20

Zona bregdetare 7/19 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco