Luhajtje të forta moti këtë javë: pas ngricës, shira të stuhishëm, erëra të fuqishme dhe dallgë 7 ballë! Liqeni i Lepurit, Shëngjergj, Tiranë, janar 2021

Luhajtje të forta moti këtë javë: pas ngricës, shira të stuhishëm, erëra të fuqishme dhe dallgë 7 ballë!

10:00, 18/01/2021
A+ Aa A-

SHMU tha sot se moti këtë javë karakterizohet nga luhatje të forta: pas ngricave, priten shirave të stuhishëm, erëra të forta dhe dallgë në det deri në 7 ballë.

Më konkretisht:

Ditën e martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.

Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve.

Nga e mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.

Ditën e enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.

Dita e premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobeta dëbore.

Për t'u theksuar është dita e shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë.

Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore.

Dita e premte dhe e shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco