Temperaturat e acarta, Ministria e Arsimit: Ose mbani dritare hapur, ose ...

Temperaturat e acarta, Ministria e Arsimit: Ose mbani dritare hapur, ose ...

16:20, 17/01/2021
A+ Aa A-

Shqipëria është përfshirë nga acari ditët e fundit, por për ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ky nuk është ndonjë problem, pasi kërkohet që klasat e shkollave të ajrosen disa herë edhe pse temperaturat në disa zona janë në minus gradë.

MAS bën thirrje që në klasa të ruhet temperaturë konstante, duke e ajrosur klasën 5 apo 6 herë, por ndryshe nga deri më herët, tani nuk kërkohet mbajtja hapur e dritareve të klasës.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.

Më saktësisht, në të shprehet qartë se: ‘DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT’.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco