Norvegji/ 23 persona humbën jetën pasi u vaksinuan

Norvegji/ 23 persona humbën jetën pasi u vaksinuan

21:07, 14/01/2021
A+ Aa A-

Që nga 27 dhjetori kur ka nisur vaksinimi në Norvegji kanë humbur jetën 23 persona pasi janë vaksinuar, raporton Agjencia Kombëtare e Ilaçeve.

“Jemi informuar për 23 fatalitet pas vaksinimit. Për momentin, 13 prej tyre janë ekzaminuar”, thuhet në njoftim, citon Norëay Today.

“Këto të dhëna mund të tregojnë se simptomat e zakonshme të shkaktuara nga vaksinat, të tilla si ethe dhe të përziera, mund të çojnë në vdekjen e disa njerëzve të moshuar e me shëndet të dobët,” shprehet mjeku Sigurd Hortemu.

Vaksinimi nga vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe gjermane BioNtech ka nisur në Norvegji më 27 dhjetor 2020.

Ndërsa më 12 janar nisi marrja e vaksinën edhe nga kompania Moderna.

Deri më tani në Norvegji janë vaksinuar 21,000 njerëz me vaksinën Pfizer-BioNtech.

Të parët që u vaksinuan ishin të moshuarit që jetonin në shtëpitë e pleqve në Oslo.

Në fillim të vitit, u bë e njohur se tre njerëz që jetonin në zona të ndryshme të cilët ishin vaksinuar vdiqën, por vdekjet e tyre mund të mos lidhen me vaksinimin dhe këto raste po hetohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco