Lajme të mira/ Ja kur do të fillojë të shpërndahet vaksina anti-Covid në Evropë

Lajme të mira/ Ja kur do të fillojë të shpërndahet vaksina anti-Covid në Evropë

19:32, 19/11/2020
A+ Aa A-

Vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të shpërndahet në Europë që në mesin e muajit dhjetor.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në Shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit.

Sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi e njëjtë mes moshave të ndryshme”, u shpreh Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Biontech.

BE konfirmon marrëveshjen për të blerë deri në 300 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Bashkimi Evropian ka bërë një marrëveshje për të blerë deri në 300 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer dhe BioNTech. BE do të jetë në gjendje të blejë 200 milion doza njëherësh dhe më pas do të blejë edhe 100 milion të tjera.

SHBA tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje për 100 milion doza me 19,50 dollarë për dozë, por BE pritet të paguajë një normë më të ulët për të pasqyruar mbështetjen financiare që BE dhe Gjermania i dhanë zhvillimit të vaksinës, i tha një burim anonim Reuters.

“Kjo është vaksina më premtuese deri më tani”, tha në një deklaratë presidentja e komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi: “Pasi kjo vaksinë të vihet në dispozicion, plani ynë është ta vendosim atë shpejt, kudo në Evropë.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco