Moti sot dhe nesër, 20 - 21 tetor 2020 Razëm, Shkrel. Malësia e madhe, tetor 2020

Moti sot dhe nesër, 20 - 21 tetor 2020

07:00, 20/10/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në Europën Veri-lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Martë dt 20 Tetor 2020

E Martë 20 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje (NE) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  4/17°C

Zonat e ulëta  6/24°C

Zonat bregdetare 11/23°C

E Martë dt 20 Tetor 2020

Kosova për ditën e Martë dt 20 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do luhaten 15°C-17C° gradë Celcius.

E Mërkurë dt 21 Tetor 2020

E Mërkurë 21 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet . Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  6/18°C

Zonat e ulëta  8/25°C

Zonat bregdetare 12/24°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco