Deklarata shokuese e pedagogut: 12 persona vdiqën në një ditë në Sanatorium, rastet u fshehën

Deklarata shokuese e pedagogut: 12 persona vdiqën në një ditë në Sanatorium, rastet u fshehën

21:31, 17/10/2020
A+ Aa A-

Pedagogu Ilir Pecnikaj ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, pas vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në çdo ambient. 

Pecnikaj u shpreh se është skandaloze fakti që qeveria harxhon para për një spot ku u thotë qytetarëve që maskat duhet të lahen.

Sa i takon testimeve që kryhen, pedagogu tha se ato janë shumë të ulëta, ndërsa hodhi akuza të rënda, se në spitalet Covid fshihet numri real i personave që humbin jetën.

Sipas tij vetëm në një ditë, 12 persona kanë humbur jetën, dhe nuk janë raportuar si raste Covid, për shkak se tamponi u ka dalë negativ.

“Qeveria është vetë zot vetë shkop, dhe pas vendimit të saj, padyshim që do të vendosë edhe gjobat. E kemi thënë që në fillim që maska mund të mbrojë të tjerët nga ju, po nuk iu mbron juve nga virusi. Të vetmet maska që funksionojnë për qytetarët janë maskat kirurgjikale, maska e copës bëhet burim infeksioni në shumicën e rasteve.

Maskat nuk mund të lahen me rroba të zakonshme, është e turpshme që një qeveri bën spot për rilarjen e maskave. Një qytetar duhet të protestojë që qeveria tiu sigurojë maskat e nevojshme për tu mbrojtur.

U rrit numri i testimeve, u rrit edhe numri i të prekurve, sërish jemi në një përqindje shumë të lartë të përqindjes pozitive të testeve që bëhen.

Unë kam raste kur mësues në shkolla kanë dalë pozitivë, dhe testimet nuk u janë bërë as familjarëve të saj, dhe as kolegëve.

Qeveria po fsheh rastet e vdekjeve, vetëm në një ditë në spitalin Shefqet Ndroqi kanë vdekur 12 persona, dhe nuk janë raportuar, për shkak se tamponi u ka dalë negativ.

Kjo për shkak se tamponi bëhet në një gjendje fundore të sëmundjes, të gjithë pacientët që janë në terapi intesive janë konstatuar nga skaneri”, u shpreh Pecnikaj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/10/2020 23:39

Mjafton me nxjerrë surratin e kësaj far lloj ministre për të kuptuar se në çfarë degjenerimi ka katandis shëndetsia publike në Shqipëri.

altini17/10/2020 23:02

Cfare pedagogu eshte ky mo? Se duket si Ilo Pinci, specialisti i peshkut dhe i midhjes. Mos e mbushni faqen nje lajme te tilla se eshte turp. Te tregohet specialiteti i ketij pedagogut, ne cfare fushe eshte i kualifikuar qe flet per maskat.

Shtetrrumpalle 17/10/2020 22:13

Mafia Rakacolli-Kapisyzi në sherbim te hajdutit profesionist eDRAMA fshehin net veteten PER KOVIDIN

Shto koment

Denonco