Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane

Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane

17:05, 07/10/2020
A+ Aa A-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë të mërkurën ka njoftuar se hapen aplikimet për lotarinë amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada i ka rikujtuar të gjithë qytetarëve të interesuar për programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022, se aplikimet do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020, deri më 10 nëntor 2020 në orën 18:00.

Sipas saj, të gjithë qytetarët që janë të interesuar, duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane.

 “Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://oë.ly/7dCz50BFoLx”, thuhet të njoftimin e ambasadës së SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco