Priten shira në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës Bjeshkët e Luginës (Dobërdol) dhe të Sorkadhes (Koshuticës), Tropojë, tetor 2020

Priten shira në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës

07:02, 07/10/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme veriperëndimore të cilat do të influencojë mot me reshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Mërkurë dt 07 Tetor 2020

 E Mërkurë 07 Tetor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të herpashershme. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/21°C

Zonat e ulëta  16/24°C

Zonat bregdetare 18/23°C

E Mërkurë dt 07 Tetor 2020

Kosova për ditën e Mërkurë dt 07 Tetor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 19°C-22C° gradë Celcius.

E Enjte dt 08 Tetor 2020

 E Enjte 08 Tetor 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/18°C

Zonat e ulëta  14/23°C

Zonat bregdetare 17/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco