‘Nuk u zbatua procedura'/ Pezullohen kërkimet për të zhdukurit në burgun e Burrelit

‘Nuk u zbatua procedura'/ Pezullohen kërkimet për të zhdukurit në burgun e Burrelit

18:59, 01/10/2020
A+ Aa A-

Janë pezulluar gërmimet për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë kominizmit në burgun e Burrelit.

Burime për mediat pohojnë se gërmimet janë pezulluar me urdhër të drejtores së Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, pasi nuk është zbatuar procedura sikur e parashikon ligji, ku sipas së njëjtit burim, gërmimet sot nisën me thjeshtë një urdhër verbal për gjetjen e eshtrave të italianit Giseppe Terrusi.

Por procedura është në kundërshtim të plotë me marrëveshjen që është bërë mes ICMP-së që merret me gjetjet e eshtrave të dënuarve në burgjet komuniste.

Për këtë proces ka një Task Forcë që duhet të funksionoje mes ICMP-së, Autoritetit të Hapjes së Dosjeve dhe Prokurorisë.

Por sot në nisje të punimeve nuk është zbatuar asnjëhera nga hapat, por nisi procesi vetëm me një urdhër verbal “nga lart”.

ICMP-ja është një organizatë ndërkombëtare e cila në fokusin e veprimtarisë së saj ka gjetjen e personave të zhdukur me të cilën Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje. Për zhvarrimet duhet të jetë i pranishëm si ekspert edhe kjo organizatë.

Kjo pasi, sapo shfaqen eshtrat ai i shoqëron me procedurë të caktuar. Një tjetër element që është bërë në kundërshtim me procedurën sot ka qenë edhe përdorimi i fadromës për gërmime, e cila duke qenë një mjet i rëndë që prish provat.

Pasi janë sinjalizuar për rastin, ICMP-ja dhe Gentiana Sula shkuan në burgun e Burrelit dhe kanë pezulluar për momentin gërmimet, të paktën deri të hënën./ abcnews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco