Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shifrat mbeten të frikshme/ MSH: 3 të vdekur, 131 raste të reja në 24 orët e fundit

Shifrat mbeten të frikshme/ MSH: 3 të vdekur, 131 raste të reja në 24 orët e fundit

16:28, 22/09/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë të mbeten të frikshme shifrat e infektimit më Covid në Shqipëri.

Sipas MSH në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 pacientë, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 131 persona.

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e këtij infeksioni.

Rihapja e shkollave e rrit mundësinë e shtimit të rasteve, ndaj edhe një herë ju drejtohemi sidomos prindërve dhe mësuesve, të jenë të kujdesshëm. Në rast të shfaqjes së simptomave apo dyshimit për kontakte me persona të prekur, prindërit nuk duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësuesit duhet të izolohen, siç duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë jo vetëm të konfirmuar, por edhe të dyshuar si të prekur nga virusi SARS COV2.

Çdo thyerje e karantines është rrezik për infektimin e personave të tjerë.

Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje,

6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,

5 raste në Has,

 4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,

2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,

1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)

Testime totale        81364

Raste pozitive        12666

Raste të shëruara   7042

Raste Aktive           5257

Humbje jete 367  (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2603

Durrës        564

Shkodër      380

Lezhë         301

Elbasan      297

Korçë        251

Fier            240

Vlorë         193

Kukës        150

Berat         114

Dibër         82

Gjirokastër      82

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco