Shansi i fundit për maturantët, si të regjistroheni për në universitetet

Shansi i fundit për maturantët, si të regjistroheni për në universitetet

14:11, 05/08/2020
A+ Aa A-

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik urdhrin, sipas të cilit do të lejohen aplikimet për të gjithë ata maturantë të cilët deri më tani nuk kanë aplikuar për ndonjë degë në universitet publike. Aplikimet  nisën në datën 3 dhe do të pranohen deri në 10 gusht, duke ngarkuar me përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit të gjitha zyrat arsimore vendore.

Në ditën e fundit të mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato sërish, për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë një shans shumë të rinjve të konkurrojnë. 

Kjo bëhet pasi pandemia e COVID-19 ka pasur ndikim jo vetëm në mbarëvajtjen e cunguar të shkollës dhe të provimeve, por veçanërisht te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdolloj ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë këtë, veçanërisht ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten.

QSHA-ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicion për të aplikuar përmes e-albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura.akp.gov.al.

Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktuara (qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës.

Në total ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime.

Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t’u futur në universitet maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojnë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin.

Konkretisht, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universitetet shtetërore dhe ato private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco