Si do të jetë moti të premten dhe të shtunën Syni i Sheganit, Malësia e madhe

Si do të jetë moti të premten dhe të shtunën

07:10, 10/07/2020
A+ Aa A-

Sot moti do të mbetet me kthjellime dhe  kalime të pakta vranësirash në zonat malore në mesditë. 

Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.

 Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/31°C

Zonat e ulëta  17/35°C

Zonat bregdetare 20/33°C

E premte dt 10 korrik 2020

Kosova për ditën e premte dt 10 korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 30°C gradë Celcius.

Te shtunën, dt 11 korrik 2020, moti do të vijojë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore në mesditë ku në Alpe do të ketë rreshje shiu të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/33°C

Zonat e ulëta  18/36°C

Zonat bregdetare 22/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco