FOTO/ Rrjeti i ‘Big Market’ zgjerohet me një pikë të re

FOTO/ Rrjeti i ‘Big Market’ zgjerohet me një pikë të re

14:55, 06/07/2020
A+ Aa A-

Koha është e çmuar për të gjithë ne, prandaj ‘Big Market’ ju vjen pranë me një supermarket ku do ta keni të lehtë të gjeni menjëherë gjithçka ju duhet për familjen tuaj.

Rrjetit të madh ‘Big Market’ i shtohet një supermarket i ri. 100 metra nga Kopshti Zoologjik në drejtim të Liqenit të Thatë, me një vendndodhje fantastike, ‘Big Market’ do të kthehet në ndalesën tuaj të preferuar.

Aty do të gjeni çdo produkt që i nevojitet familjes, që nga buka e furrës, fruta-perimet dhe e gjithë gama e produkteve të rrjetit lider në vend.

Hapja e supermarketit të ri ishte një sukses që në ditën e parë. Menjëherë klientët përqafuan ofertat dhe shërbimin e stafit të Big Market.

Presidenti i Big Market, Ilir Saliaj, tha se objektiv mbetet që klientëve t’ju ofrohet një gamë e gjerë e produkteve me çmimet më të mira në treg.

Në muajt në vijim, rrjeti i ‘Big Market’ do të zgjerohet me pika të tjera të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco