Shefi i Urgjencës Kombëtare: Në muajin korrik do të kemi rritje të rasteve me Covid-19 në Shqipëri

Shefi i Urgjencës Kombëtare: Në muajin korrik do të kemi rritje të rasteve me Covid-19 në Shqipëri

17:43, 30/06/2020
A+ Aa A-

Qershori mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19. Pas hapjes së plotë rezultojnë të infektuar më shumë persona sesa gjatë tre muajve izolim.  Vetëm në qershor u prekën nga koronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë.

Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e koronavirusit. “Kjo është gjëja më absurde që po ndodh në këtë vend, ndërkohë që e gjithë bota është në këtë situatë, ashtu si edhe Ballkani. Njerëzit duhet ta marrin vesh një herë e mirë, nuk bëhet shaka me virusin, sepse po shkakton pacientë, viktima, po infekton njësoj si më parë”, thotë kreu I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ai paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. Gjithçka, sipas tij, është e lidhur me mosrespektimin e masave. “Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura. Vetëm kështu, thotë drejtori i Urgjencës, qytetarët mund t’i shpëtojnë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit./A2CNN

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/06/2020 22:09

O PLEHRE MUTI! PSE NUK TE HENGRI MORTJA EDHE TY???!!! PO TI NA DEKLAROVE PUBLIKISHT QE ME RRITJEN E TEMPERATURAVE VERORE, VIRUSI DO TE ZHDUKET!!!! APO DEKLARON ATO QE TE THOTE SATRAPI I SURRELIT?!! O TE DHJEFSHA DREJTORLLEKUN TEND, O I PAAFTI I MUTIT!!!!! O IMORAL!!!!

Eni30/06/2020 20:07

Po si nuk keni turp o plera servila dhe te pa afte.eshte totalisht faji juaj jo i popullit .Peshku qelbet nga koka.3 muaj gati izolim duhet ta kishit zhdukur si virus.Nje mikja ime ka 4 dite me temp dhe nuk po shkoni ti merrni tamponin.4 dite 100 infktime me pak po edhe n.q.s se nuk e ka virusin qetesohet se po kalon ezaurim nga frika mos ka infektuar te tjeret.plera po ju le Zotin se vetem Ai mund tja dale ligesise dhe makuterise tuaj

Shto koment

Denonco