Temperatura në rritje, rrebeshe shiu në zonat malore Sferat e gurta në anë të rrugës Lekdush - Nivicë, Tepelenë. Qershor 2020

Temperatura në rritje, rrebeshe shiu në zonat malore

07:12, 25/06/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Enjte dt 25 Qershor 2020

E Enjte dt 25 Qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare ku nuk do të mungojnë rrebeshe shiu lokale në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/28°C

Zonat e ulëta  18/33°C

Zonat bregdetare 19/29°C

E Enjte dt 25 Qershor 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 25 Qershor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare me rreshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 27°C gradë Celcius.

E Premte dt 26 Qershor 2020

E Premte dt 26 Qershor 2020 moti do të mbetet me kthjellime në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore vranësirat do të pasohen nga rreshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  16/30°C

Zonat e ulëta  18/35°C

Zonat bregdetare 19/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco