Rikthehet normaliteti në porte/ Ja kush mund të udhëtojë lirshëm

Rikthehet normaliteti në porte/ Ja kush mund të udhëtojë lirshëm

12:05, 22/06/2020
A+ Aa A-

Mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve nga Autoritetet Portuale Durrës bëhet me dije se që nga dita e sotme, qytetarët shqiptarë  me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe qytetarët e vendeve të BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane pas pothuajse tre muajve izolim dhe ndalim transporti.

Ndërkohë faza e dytë e rikthimit të transportit të lirë detar të pasagjerëve bazuar në dispozitat aktuale të BE-së nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë.

Gjithashtu lejohen të lëvizin me transport ndërkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqipëri ose vijnë në Shqipëri për arsye pune.

Sakaq kategoritë e lejuara për të përdorur këtë lloj transporti:

- Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumente të shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

- Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës  me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco