Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

88 vjeçari vdiq në spitalin Infektiv, ja çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë

88 vjeçari vdiq në spitalin Infektiv, ja çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë

22:21, 01/06/2020
A+ Aa A-

Një 88 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishte i prekur nga Covid-19, por jo me simptoma të infeksionit.

Në deklaratë thuhet se 88 vjeçari nga Tirana ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

Njoftimi:                                                  

Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid19. Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco