Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

 Banka Botërore jep alarmin edhe për arsimin: Shqipëria rrezikon që të rikthehet 8 vite pas

Banka Botërore jep alarmin edhe për arsimin: Shqipëria rrezikon që të rikthehet 8 vite pas

13:52, 01/06/2020
A+ Aa A-

Seria më e fundit me publikime e Bankës Botërore është padiskutim dokumenti më i rëndësishëm mbi impaktin e covid-19 në vendin tonë, duke filluar që nga varfëria e mirëqenia e qytetarëve e deri të sektorë të caktuar, si shëndetësia, arsimi, madje edhe ndotja. 

Mbyllja e shkollave gjatë periudhës së pandemisë do të shkaktojë probleme mjaft serioze në nivelin e arsimimit të nxënësve në të gjithë Ballkanin Perëndimor, thotë Banka Botërore.

Shqipëria duket të jetë ndër ato që do ta vuajnë më shumë këtë gjë. Banka Botërore vlerëson se një prej indikatorëve kryesor të testit ‘Pisa’ për Shqipërinë, ai i leximit, do të bjerë pranë nivelit të vitit 2012.

Testi Pisa është standardi ndërkombëtar i mirënjohur për vlerësimin e nxënësve dhe sistemit arsimor të një shteti. Madje, Banka Botërore thotë se, kriza aktuale dhe mbyllja e shkollave do të jetë më problematike për nxënësit e varfër.

Hendeku mes nxënësve që vijnë nga familje të pasura dhe atyre që vijnë nga familje të varfra do të rritet edhe më tej si pasojë e krizës aktuale, thotë Banka Botërore.

Aktualisht, ky hendek në Shqipëri fiksohet në 1.5 vite shkollë në favor të nxënësve që vijnë nga familjet e pasura. Ky hendek pritet të ngjitet në 2 vite shkollë, nënvizon Banka Botërore. Institucioni ndër të tjera thotë se kriza aktuale do të rrisë nivelin e atyre që klasifikohen si analfabet funksionalë, do të rrisë rastet e largimeve të hershme nga shkolla, sidomos për grupet më vulnerabël.

‘Eksperiencat nga recesionet e kaluara tregojnë se kur buxhetet shtetërore goditen, e njëjta gjë ndodh edhe me shpenzimet për frymë studenti. Në nivele të ndryshme, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shpenzojnë në mënyrë më efiçente në sistemet e edukimit, por disa, si Shqipëria dhe Kosova duhet të investojnë më shumë në arsim’, thotë mes rreshtave në raport Banka Botërore./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco