FOTO/ Ja si do të jetë moti për javën e parë të qershorit

FOTO/ Ja si do të jetë moti për javën e parë të qershorit

12:41, 01/06/2020
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët e para të muajit Qershor.

Më poshtë po ju njohim me kushtet meteorologjike për javën e parë të muajit Qershor.

Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës.

Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco