Kushtet meteorologjike për javën e parë të qershorit Curraj i epërm Tropojë. Maj 2020

Kushtet meteorologjike për javën e parë të qershorit

07:20, 01/06/2020
A+ Aa A-

Kushtet meteorologjike për javën e parë të muajit qershor, sipas SHMU, do të jenë:
Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës.
Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.
Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco