Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

23:22, 27/05/2020

Ditët me reshje shiu, erë dhe temperatura të ulëta duket se do të vazhdojnë.

Sipas parashikimeve tashmë të gjithë duhet të mësohemi me motin i cili do të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës, vranësira dhe reshje shiu deri në orët e pasdites dhe prej orëve të mbrëmjes përsëri kthjellime, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë dita e Enjte nis kthjellët me vranësira të pakta kalimtare dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vranësira kalimtare dhe në relievet malore deri të dendura.

Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet kodrinore-malore si dhe zonat e ulëta përreth tyre. Lokalisht reshjet edhe në formën e breshrit.

Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore deri në 11ºC në ato të ulëta e bregdetare.

Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 22ºC në relievet malore deri në 28-29ºC në ato të ulëta e bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco