Personat nën 60 vjeç…/ Epidemiologu: Ka ardhur momenti që vendi të hapet me...

Personat nën 60 vjeç…/ Epidemiologu: Ka ardhur momenti që vendi të hapet me...

17:04, 26/05/2020
A+ Aa A-

I ftuar në studion e “ABC News” Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për kurbën e paqëndrueshme dhe pasojat e COVID-19. Ai u shpreh se nëse ka grumbullime njerëzish në ambiente të mbyllura atëherë ato duhet të ishin mbyllur.

“Që në 26 shkurt u bë me dije që ky virus nuk do të zhduket dhe do të jetë prezent. Varianti ekstrem është ai i Suedisë në bashkëpunim me qytetarët që cila la shumë gjëra hapur, për të krijuar imunitetin e tufës.

Nëse virusi do të ketë sezonalitet atëherë kjo periudhë duhet shfrytëzuar sa më shumë modelit suedez. Në këtë moment që ne flasim ne kemi triliona viruse dhe baktere në trupin tonë. Një person me imunitet të fortë poshtë moshës 60 vjeç dhe pa sëmundje të tjera gjithashtu dhe fëmijët nuk kanë asnjë problem në ballafaqimin me ketë virus”, u shpreh Alimehmeti.

Gjatë intervistës ai u shpreh se tashmë ka ardhur momenti i hapjes, por me një distancim të shëndetshëm, ndërsa shtoi: “Ne jemi ke situata që duhet të hapet ekonomia. Vendi duhet të shkojë drejt hapjes, por me një distancim të shëndetshëm.

Sipas tij mundësia e rishfaqjes në vjeshtë është një nga skenarët që mund të jetë, pra sipas tij ka një gjasë që virusi të rigjallërohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco