Pas 18 majit rikthehen fluturimet ndërkombëtare

Pas 18 majit rikthehen fluturimet ndërkombëtare

12:36, 07/05/2020
A+ Aa A-

Pas 11 ditësh do të rinisin fluturimet ndërkombëtare nga Rinasi.

Këtë fakt e bëri të ditur kryetari de fakto i Komitetit të Ekspertëve, Edi Rama në një takim online që zhvilloi me anëtarët.

Sipas Ramës, sfidë do të jetë karantinimi i personave që vijnë në Shqipëri.

‘Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka.

Aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibilizuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave’, - tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

servet07/05/2020 13:10

DMTH, qe nje qe vjen per 2 jave ne Shqiperi duhet ti kaloje ne karantine !

Shto koment

Denonco