Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Në Maqellarë dynden njerëzit në rrugë

FOTO/ Në Maqellarë dynden njerëzit në rrugë

20:02, 08/04/2020
A+ Aa A-

Institucionet shtetërore e ato  të rendit e kanë përqendruar vëmendjen në zonat e mëdha urbane, duke lënë totalisht jashtë vëmendjeje, njësitë e tjera, por që ka grumbullime masive qytetarësh.

Një situatë e tillë shihet edhe në Maqellarë të Dibrës.

Për shkak se Maqellara është një zonë shumë e populluar, banorët nuk kanë pyetur për masa kufizuese ndaj Covid-19.

Pamjet e kësaj të Mërkure janë vërtetë të frikshme, nuk ka zbatim distance e sidomos nga mosha e tretë. Por banorët aty ankohen se deri sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga instancat vendore, madje nuk kanë marrë as ndihmën ekonomike e cila sipas vendimeve shtetërore është e dyfishuar.

Grumbullime të tilla si në Maqellarë mund të jenë të rrezikshme, duke e ditur se kjo zonë është jo shumë larg doganës së Bllatës dhe ka lëvizje me Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut.

/Vizion+

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco