Autizmi, ata janë si ne, por ndryshe nga ne, të duan e vlerësojnë pa kompromis

Autizmi, ata janë si ne, por ndryshe nga ne, të duan e vlerësojnë pa kompromis

14:08, 02/04/2020
A+ Aa A-

Nga Orjola Pampuri/

Në këto ditë te veshtira për të gjithë ne, për ju prinder të femijëve me çrregullime të spektrit të autizmit por edhe për fëmijët tuaj, është edhe më e veshtirë.

Sot është 2 Prill, Dita Botërore e Ndergjegjësimit për Autizmin. Çdo vit kjo ditë ka qenë në dispozicion të aktiviteteve, ku vetë këta fëmijë kanë performuar e janë përfshirë, duke i treguar botës, që ata janë pjesë e jona, dhe atë ç'ka kërkojnë më shumë është vemendja, puna e përkushtimi ndaj tyre, dhe duke i dhuruar kohë e përkushtim, ata të mahnisnin me talentin, aftësitë dhe dashurinë që ata dinë të dhurojnë.

Ata kanë shumë për të dhënë, por kjo qëndron në artin se si prindi, terapisti apo mësuesi, punojnë për të përftuar dijen dhe aftësinë e tyre. Ata kanë nevojë për mbështetje e vemendje, ata kanë nevojë për dashuri, ata kanë nevojë për prindër të përkushtuar ndaj tyre, por edhe ndaj njëri-tjetrit, pasi uniteti mes çiftit në të tilla raste është i rëndësishëm për të ndihmuar fëmijën të hedhë i sigurt hapat e tij.

Në këto ditë, ku e gjithe bota, thuajse është e izoluar për shkak të pandemisë, ndër ata që e perjetojnë me vështirësi janë edhe këta fëmijë e prindërit e tyre.

Sigurisht, ata janë bërë pjesë e përjetimeve të fëmijëve të tyre, dhe  kanë kapërcyer vështirësi në këtë rrugëtim të përbashkët e të pandarë me ta, dhe besoj që shumë janë të bindur, që edhe kjo është njëra prej tyre, dhe do të kalojë për të rinisur aty ku e lanë më parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco