E moshuara dy ditë pa ngrënë/ Shala: Mjaft nxorrëm si gatuam nga shtëpia, por të dalim t'i ndihmojmë

E moshuara dy ditë pa ngrënë/ Shala: Mjaft nxorrëm si gatuam nga shtëpia, por të dalim t'i ndihmojmë

18:56, 30/03/2020
A+ Aa A-

Atletja rekordmene Klodiana Shala u bën thirrje personazheve të njohur të ekranit që të lënë gatimin në shtëpi dhe të ndihmojnë njerëzit më në nevojë.

Klodiana Shala mori shkas nga postimi në instagram i blogerit Olti Curri të një videoje shumë prekëse. Një zonjë e moshuar nga Vlora ishte e pangrënë prej 2 ditësh dhe mbante frymën gjallë me ujë me sheqer.

“Ku është kjo e shkreta Olti? Po më dhemb shpirti. Hajde bëheni grup, aq mundësi sa kemi, dhe t’u bëjmë thirrje njerëzve, që t’u shkojmë në shtëpi, t’i ndihmojmë. Mjaft nxorëm si gatuajmë dhe si mbyllemi në shtëpi”- komenton Klodia Shala.

Pak ditë më parë ajo shkoi me petulla dhe kek në një qendër shëndetësore për të falenderuar mjekët për kontributin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco