Donika, as bukë të hajë, as sapun të lahet nuk ka!

Donika, as bukë të hajë, as sapun të lahet nuk ka!

12:44, 28/03/2020
A+ Aa A-

Donika Bajrami,  67 vjeçe, jeton e vetme, pa ndihmë ekonomike dhe pa pension. Me lot në sy e moshuara kërkon vetëm: “bukë për të ngrënë dhe sapun për tu larë”. 

“Jam e vetme pa asistencë. Më thonë ke televizor, nuk të japim asistencë. Çfarë po bën shteti për mua. Jam e sëmurë me diabet, ku të vete?! Të vetëhelmohem” tha ajo per Tv Oranews.

E tronditur psikologjikisht e moshuara nuk sheh asnjë dritë shpresë si do të vejë jeta e saj, dhe vetëm qan

Si ia bën për tu ushqyer?

Nëna nuk i mban dot lotët dhe vetëm qan: Kam një gjitone lart. Më ka sjellë pjatën me gjellë, më ka blerë simiten dhe I them faleminderit shumë. Motra më ka sjellë një pjatë. 

"Por nuk di si do vejë puna me mua.  Kërkoj ndihmë bukën e gojës. Me çfarë t'i laj duart? Me çfarë t'i laj? Po ha bukën e mykur të shikojeni”

E moshuara është nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze, që thotë se i jetojnë larg dhe kanë familjet e tyre.

Vetë jeton në banesën me qera të cilën e paguan nga lekët që i falin. Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj ishte në banesën e saj në lagjen “Kombinat” në Tiranë.

Prej ditesh Shqiperia si e gjithe bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit që tek ne ka shkaktuar deri tani 197 te prekur dhe 10 viktima. Qeveria ka marrë masa shtrënguese të kufizimit të lëvizjes dhe ndalimin e daljes së pensionistëve. Gjithashtu ka nisur shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Shpresojmë që një pako me ndihma t'i dërgohet dhe kësaj si dhe t'i gjendet një zgjidhje për këto ditë të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco