Shërohen 6 pacientë me COVID-19, lënë spitalin

Shërohen 6 pacientë me COVID-19, lënë spitalin

20:01, 27/03/2020
A+ Aa A-

Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në Tiranë.

Ministrja Ogerta Manastirliu bën të ditur se janë shëruar edhe 6 pacientë të tjerë me COVID-19, duke e çuar në 31 numrin e personave të shëruar. 

“Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19.
Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë.
FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit”-shkruan Manastirliu.

Ndërkohë që ministria e Shëndetësisë thotë se pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco