Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mësimdhënia online/ Eksperti: Shumë fëmijë s'mbushin barkun me bukë, jo më të kenë internet në shtëpi

Mësimdhënia online/ Eksperti: Shumë fëmijë s'mbushin barkun me bukë, jo më të kenë internet në shtëpi

16:17, 23/03/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për Syri TV, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ka komentuar situatën me mësimdhënien në vend pas karantinimit total të vendit dhe mbylljes fizike të shkollave.

Sipas tij, platforma që përdor Ministria e Arsimit “është vetëm për maturën shtetërore”, ndërsa shtoi se sa i përket platformës në Youtube, deklaroi se ajo është e pacertifikuar.

Sipas Mehmetit, “do ishim të lumtur nëse aksesin në këto lloj mënyre të të nxënit do ta kishin 30% e nxënësve”.

Sa i përket familjeve të varfëra, Mehmeti u shpreh se:

“Para dy vjetësh, një shkollë në Kamëz, që ka aktivitet biznesi, për nga nxënësit është i treti në Shqipëri, në një shkollë të mesme, është bërë një studim dhe ka nxjerrë që 30% e fëmijëve hanë vetëm një herë në ditë ushqim. Nuk ngopin barkun me bukë. Jo më të kenë PC, laptop apo të kenë edhe internet. Ne kemi internetin më të shtrenjtë dhe aksesin më të ulët. Po të mendosh edhe fshatrat, a kemi ne akses interneti? Aty nuk ka akses në rrugë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco