'Tre të dyshuar me Koronavirus ndalohen në Rinas. Pas Kongresit të PS do të...'

'Tre të dyshuar me Koronavirus ndalohen në Rinas. Pas Kongresit të PS do të...'

21:06, 28/02/2020
A+ Aa A-

Sot në aeroportin e Rinasit janë ndaluar tre qytetarë që vinin nga Milano, të dyshuar si të infektuar nga Koronavirusi. Personat në fjalë janë dërguar në Sanatorium, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për pasagjerët e tjerë që kanë udhëtuar me të njëjtin avion.

Denoncimin e fortë e bën një qytetar, i cili ka zgjedhur ta bëjë publik përmes Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha, raporton Syri.net.

"Denoncon qëndrimin kriminal të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj futjes së Koronavirusit!", shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit.

"Pershendetje doktor. Ju drejtohem per te denoncuar deshtimin total te shtetit Shqiptar ne masat ne lidhje me CoronaVirus sot jan ndaluar ne Rinas 3 pasagjere nga milano te dyshohet te infektuar te cilet jane derguar ne sanatrium dhe rrjedhoje eshte infektuar komplet kush ka qene ne avion me to ,por asnje tjeter nuk eshte marre per tu ekzaminuar vec tyre si rrjedhoje rrezikohet nje perhapje e menjehershme ne tirane nga pasagjeret e tjere .Thuhet se keta presin qe te mbarojne kongresin dhe te shpallin por ky eshte nje krim i vertet anonim te lutem!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco