Trishtim/ Historia e invalidit 48-vjeçar,  jeton prej 9 vitesh pa energji elektrike

Trishtim/ Historia e invalidit 48-vjeçar, jeton prej 9 vitesh pa energji elektrike

15:04, 27/02/2020
A+ Aa A-

Bardhi Qershori vjen shpesh në qendrën shëndetësore, pasi konsultohet për ilaçet që përdor. I papunë dhe i vetmuar, ai kthehet në banesën e tij që ndodhet në Allias, poshtë shkollës “Bajram Curri”, vetëm 3 kilometra nga qendra e Tiranës dhe pasi ngjit shkallët, gjendet në katin e dytë, ku e pret një zbrazëti e pafundme.

“Shtrihem këtu me barkun bosh dhe me sytë nga qielli. Ky është 100 lekëshi i fundit, nuk kam më. Dyshekun e kam gjetur në plehra ndërsa batanijen e mora përpara kryeministrisë, kur kishin studentët grevë. Ndez ndonjëherë zjarr me letra dhe kartonë këtu brenda për t’u tharë nga shiu”, shprehet invalidi.

Kësisoj, 48-vjeçari përpiqet të mbijetojë në mizorinë e ditës, mes errësirës së natës dhe i dorëzuar krejtësisht sëmundjeve së tij. Bardhi telefonoi në A2 që historia e tij të bëhej publike dhe ndokush mund t’i ofronte ndihmë.

E teksa në dhomën e boshatisur dallohen vetëm shenjat ku duhet të ishin prizat e energjisë eletrike, dhoma tjetër gjithashtu është bosh dhe e lagësht. Bardhi mbyll dritaren e vetme të shtëpisë dhe hap dyert e shpresës se dikush e ka dëgjuar zërin e tij. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco