FOTO/ Breshëri zbardh Tiranën

FOTO/ Breshëri zbardh Tiranën

08:01, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një breshër i madh ka zbardhur sot rrugët e Tiranës që në orët e para të mëngjesit, sikurse pritej nga meteorologët. 

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe rreshje bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. 

    Sot vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë, moti do të jetë vranësira të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore , në zonat malore do të ketë rreshje bore në lartësitë 600-800 m në nivelin e detit. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 -2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të  pësojnë rënie.

    Temperaturat min dhe max:

    Zonat  malore  2/7°C

    Zonat e ulëta  7/14°C

    Zonat bregdetare 8/14°C

    Edhe Kosova sot do të jetë me vranësira rreshje shiu dhe rreshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 8°C gradë Celcius.

    Nesër moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore, bore në zonat malore do të vijojnë rreshje bore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jug-Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 -2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

    Temperaturat min dhe max:

    Zonat  malore  -2/5°C

    Zonat e ulëta  5/14°C

    Zonat bregdetare 6/13°C

    RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco