Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Parashikimi/ Ja si do të ndryshojë moti nga mbrëmja e sotme

Parashikimi/ Ja si do të ndryshojë moti nga mbrëmja e sotme

17:44, 19/02/2020
A+ Aa A-

-Pasditen e sotme mbi vendin tonë ka filluar shtimi gradual i vranësirave si pararojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orëve.

Në këtë mënyrë kryesisht në orët e mbrëmjes - moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pra, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare.

Një rënie e ndjeshme duke marrë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco