Moti sot dhe nesër, 18 - 19 shkurt 2020

Moti sot dhe nesër, 18 - 19 shkurt 2020

07:27, 18/02/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fluksi i masave ajrore të ngrohta mesdhetare të cilat po kushtëzojnë temperatura të larta mbi mesataren e muajit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë 18 shkurt 2020

E martë, dt 18 shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Jugperëndim. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  1/16°C

Zonat e ulëta  -1/21°C

Zonat bregdetare 7/20°C

E martë, 18 shkurt 2020

Kosova për ditën e martë dt 18 Shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 13°C gradë Celcius.

E mërkurë, 19 shkurt 2020

E mërkurë, dt 19 shkurt 2020 moti do të jetë me kthjelliem dhe shtim të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  3/13°C

Zonat e ulëta  4/18°C

Zonat bregdetare 8/18°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco