Moti, të enjten dhe të premten në Shqipëri e Kosovë Kaçinar, Mirditë, janar 2020

Moti, të enjten dhe të premten në Shqipëri e Kosovë

07:15, 23/01/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i ballkanit vazhdon të ndikohet nga masa ajri të ftohta dhe të thata me origjinë Kontinentale të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë temperatura të ulëta.

E enjte, 23 janar 2020

E enjte, 23 janar 2020 moti do të mbetet i qëndrueshëm me kthjellime dhe mjegull përgjatë luginave të lumenjve. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NW) me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -5/5°C 

Zonat e ulëta  -5/15°C

Zonat bregdetare 5/14°C

E enjte, 23 janar 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 23 Janar 2020 moti do të jetë kthjellime dhe mjegull të ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -5°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 7°C gradë Celcius.

E premte, 24 janar 2020

E premte,  24 janar 2020 gradualisht do të fillojë ndryshimi i kushteve atmosferike, moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në zonën veriperëndimore gjatë pasdites dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -2/6°C 

Zonat e ulëta  -2/16°C

Zonat bregdetare 7/15°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco