9-vjeçari vdes nga sëmundja e rëndë/ I afërmi akuzon pjesëtarin e familjes: Vodhi lekët e mbledhura, shkoi me pushime

9-vjeçari vdes nga sëmundja e rëndë/ I afërmi akuzon pjesëtarin e familjes: Vodhi lekët e mbledhura, shkoi me pushime

17:09, 19/01/2020

Një rast tronditës ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një fëmijë 9 vjeç është ndarë nga jeta pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leucemisë.

Vogëlushi, falë sakrificave të familjes dhe ndihmave të shqiptarëve, u kurua në Itali për shumë kohë, por nuk arriti dot t’i mbijetonte kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Për JOQ ALBANIA, ka shkruar një i afërm i fëmijës. Ai, përveçse shpreh dhimbjen e madhe për këtë humbje që hidhëron çdokënd, akuzon hapur një pjestar tjetër të familjes, pasi, sipas tij ka shfrytëzuar për veten e tij disa nga ndihmat e mbledhura për vogëlushin 9-vjeçar.

I afërmi thekson se këto ndihma, personi tjetër i ka harxhuar, ashtu siç ka dashur ai dhe ka gënjyer duke dhënë lekë fallco apo edhe duke thënë se i ka dorëzuar.

Ai ngre dyshime se paratë e mbledhura nga komuniteti në Fushë-Krujë, janë përdorur nga pjestari i familjes për udhëtime.

Ja mesazhi i tij:

"Pershendetje JOQ! kur ishim tu mledh lek per ke engjell qe na la nje i aferm, doli per me mledh para, e i mori dhe i shpenzoi per vete ndersa sot na del dhe na hedh status qe po i keputet shpirti kjo gje mu po ma ben dhe per te veshtir ku, hongr leket e nipit qe po vuante nga semundja e luecemis.  te lutem postoje kte dhe çjerrja masken kti te lutem anonim. na keputi shpirtin zemra vogel nuk i mbijetoj kesaj smundje te tmerrshme te luecemis. te lutem me letso kte dhimje postoje po do te dish me shum me thuaj. ka dal me kuti ne per shkolla ne njerez ne fushekruje por nuk i derzoi. qenka dhimje madhe te besh nipin dhender ne morgun e italis. 9 vjec zemra.  ju mjaftoni te shkoni ne fushkruj dhe pysni per emrin e ati mostre se si i ka henger leket i kti djali qe nuk jeton me. Flm"...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco