Stabilitet i motit, falë presionit të lartë atmosferik në Evropën verilindore Pylli i fazanit, Maliq. Janar 2020

Stabilitet i motit, falë presionit të lartë atmosferik në Evropën verilindore

07:05, 16/01/2020
A+ Aa A-

"Temperaturat negative, era e lehtë, lagështira e lartë dhe presioni i lartë kanë krijuar kushtet për praninë e mjegullës, që në disa zona luginore nuk është shpërbërë gjatë gjithë ditës së djeshme. Po kështu, gati në të gjithë vendin janë krijuar ngricat dhe bryma. Sipas SHMU, temperaturat sot në mëngjes kanë shënuar vlerën minimale -5 ºC në Gjirokastër e deri në 6 ºC në Sarandë. E njëjta situatë do të vijojë dhe sot. Vlerat maksimale parashikohen nga 5 ºC në zonat malore deri në 18ºC në bregdetin jugor." 

Presioni i lartë atmosferik  vazhdon të dominojë Europën verilindore e cila po jep impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke mbajtur stabilitet të motit. 

E enjte, 16 janar 2020

Moti do të mbetet me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe prani të mjegullës përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -3/5°C 

Zonat e ulëta  -1/15°C

Zonat bregdetare 4/16°C

Kosovë, 16 janar 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 16 Janar 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe praninë e mjegullës së ngrirë. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 7°C gradë Celcius në mesditë.

E premte 17 Janar 2020

Datë 17 janar 2020 moti do të mbetet me diell dhe shtim të vranësirave në Jugperëndim dhe prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur. 
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -2/7°C 

Zonat e ulëta  1/16°C

Zonat bregdetare 5/16°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco