Aeroporti i Tiranës: Kemi zgjidhje për pasagjerët që humbën fluturimin, na kontaktoni

Aeroporti i Tiranës: Kemi zgjidhje për pasagjerët që humbën fluturimin, na kontaktoni

13:46, 13/01/2020
A+ Aa A-

Aeroporti i Tiranës bëri një thirrje sot për pasagjerët që kanë humbur fluturimin me kompaninë "Fly Ernest". Në njoftim thuhet: :Në vëmendje të pasagjerëve që kanë humbur fluturimin me Flyernest.

EasyJet është në dispozicion për të ndihmuar pasagjerët e prekur nga fluturimet e rezervuara me FlyErnest drejt Milanos.

Të gjithë ata pasagjerë që kanë rezervuar një biletë me FlyErnest për në Milano do të kenë mundësinë që nëpërmjet një tarife prej 70 Euro (me bagazh dore) të riprogramojnë fluturimin e tyre. Afati është deri me datën 26 Janar.

Për të përfituar nga ky udhëtim, ju duhet të keni kodin e prenotimit të biletës dhe të kontaktoni shërbimin e klientit në numrin mëposhtëm:?
199 304 213 (Nga Italia) or +44 330 365 5030 (nga çdo vend tjetër)."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco