Djegia e spitalit / Ja pamjet e panikut, zbulohet shkaku i zjarrit

Djegia e spitalit / Ja pamjet e panikut, zbulohet shkaku i zjarrit

10:01, 11/01/2020
A+ Aa A-

Zjarri ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të së shtunës.

Burimet bëjnë me dije se shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, te reparti i neurologjisë, dhe më pas është përhapur edhe në katin e dytë, të tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik.

Rreth 100 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike. Pas më shumë se 3 orë ndërhyrje nga forcat e Zjarrfikëses së qytetetit, Portit dhe efektivëve blu është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e zjarrit, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

5 pacientë janë dërguar në Tiranë, pasi nuk ka pasur oksigjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/01/2020 10:22

Ah pika shtetin, qeverine dhe ministrine me gjithe ministret prostituta, te paafta, hajdute, qe vetem dine te sperdridhen si kurvat neper ERTV dhe ekranet e oligarkeve!! Shteti prej letre po vidhet, po shkerrmoqet, po shkaterrohet e po digjet dita dites. Propaganda e mashtrimit po del ne shesh, vaji i kandilit te kesaj qeverie te ndyre po mbarohet dita dites. Treni i kalbur i Shqiperise po shkon drejt humneres! Nese shqiptaret nuk ngrihen e ta shporrin kete qeveri qysh sot, neser do te jete teper vone!!!

Shto koment

Denonco