Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ 'Jepjani pensionin babit tim': Lutja rrënqethëse e djaloshit, që u birësua nga kanaçembledhësi i varfër

VIDEO/ 'Jepjani pensionin babit tim': Lutja rrënqethëse e djaloshit, që u birësua nga kanaçembledhësi i varfër

13:57, 08/01/2020
A+ Aa A-

Teksa endej rrugëve për orë të tëra e luftonte për të fituar bukën e gojës duke mbledhur bidonë, hekura e kanaçe, Leonard Xhemaili nga Vlora, tani 52 vjeç, kurrë nuk e kishte menduar se një pjesëtar i ri do t’i shtohej familjes së tij krejt papritur.

Rreth 12 vjet më parë në një kosh mbeturinash ai dëgjoi disa të qara, që fillimisht i dhanë idenë se qe një mace, por teksa u afrua, pa që ishte një foshnjë e braktisur.

Nuk u mendua dy herë, por bëri një akt prej babai: e mbështolli foshnjen me krahët e vet dhe e futi në shtëpinë e tij për të shkuar akoma më tej më pas: për ta bërë atë djalin e tij.

Djali sot është 12 vjeç dhe quhet Isaleo. I ati mes dhimbjesh e emocionesh ka sjellë në kujtesë, për kamerën e Syri.net,  momentet e gjetjes së foshnjes, sakrificën që bëne së bashku me familjarët e tjerë për ta rritur e shkolluar.

Mes lotësh ai lutet që t’i japin sërish pensionin e invaliditetit, që ia kanë hequr disa vite më parë, pasi fëmijen do ta shkollojë dhe t’i ofrojë një të ardhme sa më të mirë.

Isaleo, fëmijë ende, e ka kuptuar rëndësinë e aktit që bëri babai i tij, që bëri familja që e birësoi dhe ndihet shumë krenar për ata që e rritën.

Pavarësisht skamjes në të cilën ata jetojnë, Isaleo do t;ua shpërblejë jetën që ia falën, dashurinë që ia dhanë,  me anë të shkollimit.

Familja Xhemali përbëhet prej 7 pjesëtarësh: Dy gjyshër, dy prindërit me tre fëmijë: Djalin e madh 21 vjeç; djalin i vogël Isaleo 12 vjeç dhe vajzën e vogël.

Ata jetojnë në një banesë të vjetër,të shkatërruar pranë rrugës Transballkanike ne Vlorë. Të gjitha të ardhurat mujore të kësaj familjeje janë 7000 lekë në muaj si asistencë dhe më pas, fitimi mjeran i asaj që nxirret nga disa bidonë të mbledhur rrugëve. Mungesa e një shtëpie dhe varfëria e tejskajshme, siç edhe mund të vërehen, nuk e mundën madhështinë e shpirtit të Leonard Xhemailit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco