Presh, plënc, mish/ Amerikanët habiten me valixhen e shqiptarëve

Presh, plënc, mish/ Amerikanët habiten me valixhen e shqiptarëve

19:18, 06/01/2020
A+ Aa A-

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA mbetën të habitur kur kontrolluan një valixhe.

Një qen detektor i çoi ata të zbulojnë disa produkte të ndaluara.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku06/01/2020 20:21

    Sa turp, kemi mbetur në mesjetë, mjerë ne ç'na ka bërë komunizmi, mbas 30 vjet jemi po aty ku ishim, asgjëkundi.

    Shto koment

    Denonco