Reshjet e shiut - kryefjala e kësaj fundjave Ura e Bunës, Shkodër, dhjetor 2019

Reshjet e shiut - kryefjala e kësaj fundjave

06:46, 21/12/2019
A+ Aa A-

Kjo fundjavë do të na rezervojë një mot të paqëndrueshëm, ku “kryefjala” do të jenë reshjet e shiut, njofton SHMU.

E shtuna edhe pse deri në mesditë do të ketë edhe intervale kthjellimi pas mesditë reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebeshëve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Edhe dita e Djele do të mbetet nën të njëjtat kushte atmosferike ku do të dominojnë reshjet intensive të shiut pas mesdite. Ajo që vlen të theksohet është që në periudha të shkurtëra kohore do të regjistrohen sasi të larta reshjesh, kryesisht në Veriperëndim dhe në Jug të vendit.
E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i Jugut hera-herës e vrullëshme deri në 20m/sek, përgjatë bregdetit dhe zonave luginore.
Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco