VIDEO/ Pasojat e tërmetit! Në Durrës fryn erë, por shihni ç'bëjnë qytetarët

VIDEO/ Pasojat e tërmetit! Në Durrës fryn erë, por shihni ç'bëjnë qytetarët

20:13, 14/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, veç pasojave të rëndë në vend, la pas frikën dhe ankthin e vazhdueshëm që përndjek qytetarët, ku më së shumti i tremben një tjetër lëkundjeje.

Në Durrës, qyteti që u godit më rëndë nga tërmeti, qytetarët duket se janë në panik të vazhdueshëm, ndërsa në pamjet të kapur nga kamerat e sigurisë së një lokali, era e fortë që fry në një moment, e cila lëviz tendën, i bën të mendojnë se ra një tjetër tërmet.

Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme, të publikuar nga "Panorama", ata dalin menjëherë jashtë, ndërsa vetëm pak sekonda më pas e kuptojnë se ishte thjeshtë një ‘alarm fals’, ndërsa të lehtësuar futen sërish brenda dhe vijojnë të shijojnë fundjavën.

 

Termet.... Qytetaret e Durresit frike edhe nga era! Shikoni si reagojne kur degjojne nje zhurme te vogel on Vidnews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco