Mrekullia e radhës në Prizren/ Zoti e bekon me djalë, e ëma një nga të prekurit e tërmetit në Durrës

Mrekullia e radhës në Prizren/ Zoti e bekon me djalë, e ëma një nga të prekurit e tërmetit në Durrës

22:00, 02/12/2019
A+ Aa A-

Pas lajmit të mrekullueshëm se një grua shtatzënë nga Manza, e prekur nga tërmeti, lindi një vajzë, një tjetër lajm i mrekullueshëm na vjen nga materniteti i Prizrenit, pasi aty një tjetër grua e prekur nga tërmeti, ka lindur një djalë. 

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake”, ka thënë ai.

“Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”

Një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri, janë strehuar në Kosovë.

Tërmeti 6.4 shkallë Richter kishte si epiqendër Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi 52 viktima. Po ashtu kishte dëme të mëdha materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco